Bundesliga në festë, kapaciteti total prej 800 000 vendesh do të jetë i mbushur!

Është kampionati i futbollit me mesataren më të lartë të tifozëve për ndeshje, duke lënë pas edhe vetë Premier Ligën angleze. Me një numër prej rreth 45 000 spektatorësh në stadium për çdo sfidë asgjë tjetër nuk i afrohet Bundesligës, që më në fund do të ketë impiantet plot pas heqjes së kufizimeve të vendosura për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Numri total i tifozëve në të 18 stadiumet e elitës arrin në rreth 800 000, ndonëse çdo fundjavë do të ketë ndeshje në vetë 9 prej tyre, pra le ta quajmë mesatarisht 400 000 vetë. Kjo do të thotë se të ardhurat e klubeve do të rriten ndjeshëm, edhe pse çmimi i biletave në Gjermani tradicionalisht është më i ulët sesa në Angli.

Ekipi                   Kapaciteti

Bajerni       75 000

Leverkusen 30 000

Dortmund  81 000

Frajburg     35 000

Volfsburg  30 000

Këln           50 000

  1. Berlin 22 000

Lajpcig       50 000

Mainc        33 000

Gladbah     54 000

Hofenhajm          30 000

Shtutgart    60 000

Frankfurt   52 000

Herta B.     74 000

Augsburg   31 000

Bilefeld      27 000

Bohum       28 000

  1. Fyrt 17 000

Total:         799 000

Sfidanti.al