Agjencia e njohur gjermane e lajmeve, “Dojçe Vele” (Deutsche Ëelle) nuk ngurron që ta cilësojë transferimin e sulmuesit senegalez si një fitore politike të Bajernit, të Hasan Salihamixhiçit, dhe të Bundesligës. Në një kohë që nga kampionati gjerman largohen Erling Halandi, apo edhe pritshmërisht Robert Levandovski, kampionët nga Bavaria mund të tregojnë se ende janë tërheqës dhe se ende mund të bëjnë goditje të mëdha. Sadio Mane është një yll i përmasave botërore dhe po bën rrugën e kundërt që pritet, Angli-Gjermani, jo Gjermani-Angli. Drejtori sportiv i Bajernit, Salihamixhiç, por edhe shefi ekzekutiv Oliver Kahn mund të mburren se kanë arritur një sukses, dhe madje me çmim jo shumë të lartë, maksimumi 41 milionë euro nëse realizohen 9 klauzolat në kontratë, 6 prej të cilave quhen të thjeshta. Për yllin e Senegalit dhe ish-lojtarin e Liverpulit do të ketë kontratë 3-vjeçare në Mynih deri në 2025.
Sfidanti.al