Verstapen: Ferrari ishte i shpejt, por më në fund ia dola

Kampioni i botës priste një fitore më të lehtë pasi rivali i tij kryesor, Lëklerk, u ndëshkua për t’u nisur nga vendi i fundit. Gjithsesi, Maks Verstapen pati probleme në fund të Çmimit të Madh të Kanadasë pasi makina e sigurisë hyri në pistë (xhiroja 49) dhe ia hoqi gjithë epërsi që pati ndaj Ferrarit të Karlos Sainzit. Më pas, vazhdoi një betejë e ashpër me pilotin spanjoll që provoi ta parakalonte holandezin e Red Bullit, e duke mos ia dalë për më pak se 1 sekond. “Natyrisht, makina e sigurisë nuk na ndihmoi, – thotë Verstapeni, – Ferrari ishte më i shpejtë, kishte goma më të freskëta se ne dhe Sainzi më vuri në vështirësi. Edhe unë reagova fort dhe më në fund ia dola që të fitoja. Na ndihmoi shpejtësia jonë në vijë të drejtë, ndërsa Sainzi kishte edhe DRS-në”. Verstapeni ka 49 pikë më shumë sesa Lëklerku në krye të renditjes së Formula 1.

Sfidanti.al