Çelsi u ka dhënë një sinjal të fortë disa prej lojtarëve, të cilët nuk janë më në planet e trajnerit Mareska duke i dërguar për të bërë stërvitje me lojtarët e akademisë. Sipas shtypit britanik Armando Broja, Romelu Lukaku dhe Trevor Shalobah nuk do të stërviten më me ekipin e parë. Mësohet se të tre lojtarët janë stërvitur sot me ekipin U-21. Kjo lëvizje e bërë nga drejtuesit e Çelsit është presion i pastër për lojtarët, të cilët në një mënyrë apo në një tjetër duhet që të gjejnë sa më shpejt një sistemim të ri.
sfidanti.al