Chemen Valiev shkruan historinë e Shqipërisë në Lojërat Olimpike. Mundësi i lindur në Rusi por me pasaportë shqiptare, i ka dhuruar flamurit kuqezi një medalje historike bronzi, e para në absolut për Shqipërinë në një olimpiadë. Valiev mundi në finalen për vendin e tretë rivalin Rassadin nga Taxhikistani dhe në këtë mënyrë, Shqipëria fiton të parën medalje ndërsa shpreson që të njëjtën gjë të bëjë edhe Dudaev ditën e nesërme pasi u rifut në lojë për një medalje. Valiev garonte për kategorinë deri në 74 kilogramë.
sfidanti.al