Franca mposht me rezultatin e pastër 3-0 Poloninë në finalen e madhe të volejbollit për meshkuj dhe fitoi medaljen e artë olimpike në Paris 2024. Francezët arritën që të mbrojnë “të artën” që fituan në Tokio dhe bëhen skuadra e parë pas SHBA-së (1984 dhe 1988) që arrin të fitojë 2 herë radhazi medaljen e artë në Lojërat Olimpike. Nuk ka histori sfida finale, që u transmetua drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar, që dominohet nga organizatorët dhe fitohet pastër 3-0 (25-19, 25-20, 25-23). Polonia duhet të kënaqet me medaljen e argjendtë, ndërsa medaljen e bronztë e fitoi SHBA.
sfidanti.al