Një, dy, tre tringëllime. Të gjithë atletët fitues në garat e tyre përkatëse, shkojnë dhe i bien një këmbane që ndodhet në pistën e atletikës në Stade de France. Këto ding-donge, shënojnë gëzimin dhe triumfin e çdo atleti, që realizon ëndrrën e tij, një medalje e artë në olimpiadën Paris 2024. Këmbana mban shkrimin “Paris 2o24” dhe nuk është një objekt si gjithë të tjerët. Ajo ka një vlerë shumë të fortë simbolike që shkon përtej sferës sportive dhe konkurruese. Ajo është pjesë e Katedrales Notre Dame, e cila po rikonstrukohet pas zjarrit që dogji një pjesë të saj në vitin 2019.
Që atëherë, kjo këmbanë është dëgjuar vetëm në dy raste: në vitin 2020, për vdekjen e ish-presidentit francez, Zhak Shirak, dhe për të përkujtuar përvjetorin e parë të atij zjarri që ishte një goditje në zemrën e komuniteti franzez dhe ndërkombëtar. Sipas organizatorëve të olimpiadës, ajo është një pjesë e Lojërave dhe shpirti olimpik do të qëndrojnë në Notre-Dame për gjithë jetën. Më pas këmbana do të zhvendoset në katedralen Notre Dame dhe atje do të qëndrojë atje pezull deri në përfundimin e punimeve për rinovimin e bazilikës.
sfidanti.al