Broja luan 120’ e humb penalltinë, por kualifikohet në Kupë!

Luftoi shumë, por e kuptoi sesa e vështirë është të jesh titullar në Angli. Armando Broja është ende i ri, vetëm 20 vjeç, dhe do të ketë mundësi të piqet edhe më shumë, ndërsa kaloi një nga provat më të ashpra të futbollit anglez. Sulmuesi i kombëtares luajti në formacion për Sauthemptonin në ndeshjen e Kupës së Ligës në fushën e Shefild Junajtidit. Ai ishte shumë punëtor, ndonëse golat dhe asistët në barazimin 2-2 i bënë të tjerët. U deshën gjuajtjet e penalltive dhe Broja e humbi të vetën, diçka që u ka ndodhur lojtarëve të mëdhenj në botë, por Sauthemptoni u kualifikua. Nuk janë keq 120 minuta në fushë, dhe Broja tani do të jetë më i pjekur se më parë.

Sfidanti.al