Botërori i basketbollit, Gjermani-Serbi në finale, eleminohet SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës superfavotirë munden në gjysmëfinalen e Botërorit të Basketbollit nga Gjermania. Skuadra europiane triumfoi 113-111 në një ndeshje që do të mbetet në historinë e koshit. Gjermania zhvilloi një ndeshje spektakolare duke thyer favoritët kryesorë të këtij edicioni pasi SHBA kishte në përbërje shumë yje të NBA.

Një ndeshje e luftuar ku gjermanët u treguan shumë të kujdesshëm për të mos lejuar shkëputjen e amerikanëve të cilët ishin në ndjekje në pjesën më të madhe të kohës pasi u përplasën në murin mbrojtës të kundërshtarëve. Finalja do të luhet të dielën në orën 14.40 me orën tonë në Tokjo të Japonisë ku Gjermania do të sfidojë Serbinë, ndërsa në ndeshjen për vendin e tretë, SHBA duelon me Kanadanë.

Sfidanti.al