Agjentët e lojtarëve kanë vendosur një rekord të ri arkëtimesh në pritje të rregullave të reja të FIFA-s që do t’i kufizojnë ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2023 ata kanë arkëtuar plot 650 milionë euro nga operacionet e merkatos ku 178,8 janë paguar nga klubet që kanë shitur lojtarë dhe 471,2 nga ata që kanë blerë.
Rritje e ndjeshme krahasuar me një vit më parë ku agjentët fituan 494 milionë ose 38 % më pak. Në total janë finalizuar 10.125 operacione me 6.87 miliardë euro në total, çka do të thotë se mesatarisht agjentët kanë arkëtuar 10 % të vlerës. Nëse bëjmë një krahasim me 10 vite më parë, vlera që përfitonin argjentët ishte 5.8 %.
Sfidanti.al