Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) e mbajtur në Heraklion të Greqisë ka votuar Kosovën si vend organizator për organitimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030.
Në njërën nga pikat e shumta të rendit të ditës ishte kandidatura zyrtare e Kosovës për të organizuar Lojërat Mesdhetare të vitit 2030, ku folën kryeministri i Albin Kurti dhe kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi. Kandidatura “Prishtina 2030” ishte në rend të ditës prej orës 15:30, ku edhe u zgjodh si fituese me 58 vota pro dhe vetëm 7 kundër. Kjo është një arritje historike për Kosovën pasi në këtë kompeticion marrin pjesë 26 shtete nga tre kontinente, e të cilat do të zbarkojnë në Kosovë në verën e vitit 2030.
Sfidanti.al