Ermal Hadribeaj, një kampion kuqezi që synon të arrijë majën e botës por fillimisht i nevojitetnjë fitore tjetër për të shtruar rrugën drejt suksesit. Kampioni dhe mbajtësi i gjerdanit WBC International do të ndeshet pas pak ditësh në një duel delikat që do të zhvillohet në Uzbekistanin e largët kundër meksikanit Carlos “King” Molina i cili numëron 38 fitore nga të cilat 12 me nokdaun. Prej 5 vitesh boksier profesionist por pa lënë pas dore pasionin e tij të vërtetë, artet marciale ku synon që një ditë të garojë në nivelet më të larta. Momentalisht Ermali numëron 16 bndeshje pa asnjë humbje ndërsa në të ardhmen synon që të garojë edhe në kafazin e famshëmn të UFC-së që në SHBA ku ai jeton, e njohin mjaft mirë.
sfidanti.al