Blerja e Ferrarit është preteksti për ftohjen e shokëve me CR7-ën!

Lajmet nga Italia janë që futbollistët e Juventusit janë tërësisht të pezmatuar me yllin e tyre kryesor, dhe nuk dëshirojnë të kenë ndonjë raport miqësor me të. Shkaku i këtij shpërthimi (sipas mediave) ishte fakti që Kristiano Ronaldo nuk ishte në seancën stërvitore të së hënës, pasi mori lejë për të blerë një makinë Ferrari, në shoqërinë e drejtuesve të lartë si Lapo Elkan dhe Andrea Anjeli. Ndërsa portugezi ishte në “Maranelo”, lojtarët e tjerë paskan shprehur pakënaqësi për privilegjet e tij, ndryshe nga të tjerët, sidomos kur kjo ndodh pas humbjes 0-3 me Milanin në Torino. “La Gazeta delo Sport” shkruan se “raporti i tij me shokët nuk ekziston”, ndërsa shton se ata nuk e njohin për lider sepse ai vazhdimisht i qorton kur nuk ia pasojnë topin, ndërsa gjendjen fizike e ka larg nga optimalja, duke shënuar vetëm në një nga 5 ndeshjet e fundit. Gjithsesi, Ronaldo dhe shokët e tij duhet të shtrëngojnë dhëmbët për të fituar ndeshjet e mbetura në Serinë A e për t’u kualifikua për në Champions. Nëse nuk ia del, me shumë gjasë largohet.

Sfidanti.al