Super League, UEFA hap hetime për Juventusin, Realin e Madridit dhe Barcelonën

UEFA ka hapur një hetim disiplinor kundër Realit të madridit, Juventusit e Barcelonës për krijimin e projektit Super League. Organizmi më i lartë i futbollit në Evropë ka emëruar inspektorët etikë dhe disiplinorë që do të kenë përgjegjësinë për kryerjen e këtyre hetimeve për Super League

‘Informacione të tjera për këtë cështje do të komunikohen në kohën e duhur-theksohet ndër të tjerat në një komunikatë të UEFA që nuk specifikoi se cilin kuadër juridik mund të kenë thyer këto 3 klube. Po kështu UEFA nuk dha asnjë informacion për kalendarin e këtyrë hetimeve, por zakonisht akuzat ngrihen 3 javë pas caktimit të inspektorëve që kryejnë hetimet.

Sfidanti.al