Inter, ja kënga e titullit: ‘I M Inter(Yes I M)’

Kënga e titullit kampion të Interit më në fund është gati për t’u shkarkuar. Sipas asaj që theksohet në faqen zyrtare të klubit zikaltër ‘I M Inter(Yes I M)’ është kolona zanore ideale për të festuar rrugëtimin e Interit deri në fitoren e titullit të 19 kampion të Italisë. Teksti është shkruar nga artisti italian Max Pezzali në bashkëpunim me Claudio Cecchetto dhe Mirko Mengozzi.

Muzika është krijuar nga Renato Garretto dhe DJ Pitch dhe është interpretuar nga Mirko Mengozzi, folësi zyrtar i Interit në San Siro dhe Caterina Mastaglio. Në total janë 3 versione  që mund të shkarkohen nga interneti të këngës; njëra e kënduar nga Mengozzi, një nga Mastaglio dhe një në versionin karaoke.

Sfidanti.al