Champions League; Mateu Lahoz arbitri i finales, Guardiola dridhet

Antonio Miguel Mateu Lahoz është ai që do të vërë drejtësi në finalen e Ligës së Kampioneve të këtij viti mes Manchester City dhe Chelseat e programuar të luhet në 29 maj. Për arbitrin 44 vjecar spanjoll është hera e parë që gjykon finalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Është ky një emër që bën trajnerin e Citizens, Pep Guardiola të dridhet pasi në vitin 2018, Mateu Lahoz anuloi një gol të rregullt të Sane në ndeshjen e kthimit të fazës cerekfinale ndaj Liverpoolit duke thyer ëndrrat për përmbysje të rezultatit të Manchester City.

Në atë vit, Manchester City duhej të bënte mrekullinë pasi ishte mundur 3-0 në Anfield. Skuadra e Guardiolës e nisi mirë sfidën falë golit të Gabriel Jesus pas vetëm 2 minutash, Sane shënoi golin që do ta conte rezultatin 2-0 por në mënyrë të pabesueshme u anulua nga Lahoz për një pozicion jashtë loje inekzistent të sulmuesit gjerman duke qenë se prekja e fundit ishte e Milner.

Në atë kohë nuk kishte VAR dhe ky vendim bëri që të shpërthejnë protestat e Manchester City dhe në mënyrë të vecantë të Guardiolës që I tha bashkëkombasit të tij të  mbyllë gojën duke u ndëshkuar me karton të kuq. Në fund Liverpooli fitoi edhe ndeshjen e dytë 2-1, por nuk ka asnjë dyshim që Lahoz bëri një gabim të rëndë

Pas 3 vitesh, Lahoz dhe Guardiola kanë bërë shumë rrugë dhe tani rrugët e tyre kryqëzohen në momentin më të rëndësishëm të karrierave respektive. Kushedi nëse katalanasi e ka lënë pas krahëve atë që ka ndodhur

Sfidanti.al