Në tregun e zi kanë nisur të gëlojnë biletat e përfituara nga “shorti” i hedhur prej kompjuterit misterioz të FSHF-së. Nga zyrat e selisë së “fildishtë” ka zëra që ky kompjuter ruhet me roje 24 orë sikur të ishte rezerva më e madhe e arit të shtetit tonë, ndërsa turnet 4-orarëshe i kanë transformuar gardianët e kompjuterit të drejtësisë në heronj të kësaj situate të pazakontë. FSHF njoftoi se shorti do të hidhej në harkune tre ditëve prandaj për të gjithë duhej të kishte shpresë deri në orën 23:59 të datës 4 ndërsa më pas, nëse maili do të mbetej bosh, shpresa do të kishte vdekur. Histori nga një univers paralel i instaluar në Shqipëri ku të gjithë janë në ethet e biletave që do të jenë të forta e madje edhe më temperatura të larta herë pas herë në oraret e pikut të çmimeve që sot kanë shkuar deri në 1500 euro e ka nga ata që një ftesë për në dasmën e ëmbël të Kombëtares mund ta pranojnë për të hedhur qoftë edhe një valle me krushqit.
Nga Pirro Bardhyli