Besëlidhja, nëntë ndeshje, nëntë fitore

Besëlidhja nëntë ndeshje, nëntë fitore dhe asnjë humbje duke qenë skuadra e pamposhtur në kampionatin shqiptar. Këtë gjë e ka vërtetuar teksa në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ka mundur Teutën me një diferencë prej 38 pikësh në totalin 106-68. Lezhjanët e kanë vënë veton e tyre që në periodën e parë, që e fituan 34-10.

Mbahet i njëjti ritëm dhe në periodën e dytë. 27-16 dhe në pushim skuadra e trajnerit Afrim Bilali ka kryesuar 61-26. Ka një ulje të ritmit në periodën e tretë nga vendësit, ndërsa ka përfituar Teuta, e cila ka fituar 22-27, teksa ka ngushtuar diferencën e pikëve në 83-53. E fundit 23-15 për Besëlidhjen e përfundimisht 106-68. Shënuesit më të mirë të ndeshjes ishin Edmonds i Besëlidhjes me 19 pikë dhe Pauers i Teutës me 31 pikë. Në ribaunde, apo kapje të topit në tabelë u dallua Hamati me 6 të tillë, kurse për Teutën, Memçaj me tetë. Tek asistet ishte Prodani me 7 të tillë dhe Memçaj, ndërsa Hamati kishte një bllokim të topit të kundërshtarit.

sfidanti.al