Besëlidhja në historinë e Kupës, eleminon edhe Flamurtarin!

Kush tha që futbolli është vetëm i mbushur me dyshime dhe lajme të këqia? Ja ku kemi një rast të madh nga Shqipëria, që e ka emrin Besëlidhja e Lezhës. Skuadra e Kategorisë së Parë u bë e vetmja nga niveli i dytë që mbërrin në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, dhe mesa duket me meritë të plotë. Fitorja në Vlorë ndaj Flamurtarit dy javë më parë u shoqërua me një barazim pa gola që ishte i mjaftueshëm për të eleminuar klubin e dytë të Superligës. Në të tetat e finaleve, të besuarit e trajnerit Alban Bruka, mundën papritmas një nga favoritët e trofeut, Partizanin (1-0, 1-1).

Dy fitore dhe asnjë humbje në katër ndeshje me kundërshtarë superiorë flasin shumë për ekipin e udhëhequr nga kapiteni Dritan Smajli, futbollit që ka luajtur edhe me Tiranën apo Kukësin, ndërsa lezhjanët tashmë kanë pretendime për të arritur finalen dhe, pse jo për të pretenduar kualifikimin për në Ligën e Europës. Shumë radhë një ekip i një niveli të tillë ia ka dalë të ecë kaq shumë përpara në Kupën e Shqipërisë, sidomos kur shortin  nuk e ka pasur me vete, si Besëlidhja e këtij edicioni.

Sfidanti.al