Turqia kundër Gjermanisë, gati kandidatura për Euro 2024

Turqia është konkurrenti i parë i Gjermanisë, në përpjekjet për të organizuar Kampionatin Evropian të vitit 2024. “Ne do ta paraqesim kandidaturën tonë dhe të jeni të bindur që jami shumë të aftë për të mirëpritur një event të të tillave përmasa”, ka thënë numri 1 i Federatës Turke të Futbollit, Jilldirim Demiroren, gjatë një konference për shtypë në selinë e institucionit që drejton.

kërkesat zyrtare do të pranohen deri më 3 mars nga UEFA dhe përveç gjermanëve dhe turqve, vendet tjera që pritet të kandidojnë do të jenë ato skandinave. Deri të premten, vendet kandidate duhet të deklarojnë gadishmërin e tyre, ku kriter kyç janë paraqitja e 20 stadiumeve, të cilat duhet të kenë një kapacitet mbi 30 mijë vende.

Sfidanti.al