Italianët kanë qenë të izoluar në Koveçarno, ndërsa më në fund u nisën drejt Londrës për finalen. Trajneri Roberto Mançini do t’i besojë mbrojtjes ashtu si ndaj Spanjës, ndërsa Jorginjo është i palëvizshëm në mesfushë, ndërsa dyshimet e vetme janë në sulm, për Imobilen. Në grumbullim, Mançinit i bënë një surprizë. i dhanë një zarf ku ndodhej një kartolinë me foton e kombëtares duke festuar dhe me fjalët e Bernardeskit, që thoshte se 3 vjet më parë ishte vetëm një i çmendur që thoshte se mund të arrinim në finalen e Europianit, dhe ky ishte pikërisht Mançini. “Besoja, – thotë tekniku, – sepse mendoj gjithnjë gjërat pozitive, ndonëse merita është e lojtarëve sepse kanë besuar që nga momenti i parë. Nuk ishte kaq e thjeshtë. Këta janë miqtë tanë anglezë, që do t’i kemi përballë në finale. Kanë arritur me meritë, një skuadër e fortë, e bashkuar. Mendoj se do të jetë një finale shumë e bukur Itali-Angli në “Uembli”.
Sfidanti.al