Anglezët stërviten në bazën e tyre në Londër për finalen ndaj Italisë dhe një vëmendje e madhe është te kapiteni Harri Kejn. Sulmuesi, që ka shënuar 4 gola deri tani në Euro 2020, ndihet i qetë në prag të sfidës së madhe të së dielës. “Ka qenë një rrugëtim i gjatë, dhe e quaj veten me fat që do të udhëheq shokët e mi në finalen e parë europiane për Anglinë, – thotë ai, – një finale pas 55 vjetësh, kjo është padyshim ndeshja më e madhe e karrierës sime. Le ta shijojmë këtë moment historik dhe të hedhim edhe një hap më shumë”. Trajneri Garet Sauthgejt ndërkaq nuk pritet të bëjë ndryshime në krahasim me gjysmëfinalen ndaj Danimarkës, me 4 lojtarë të mbrojtje, dhe me dyshen e sulmit Stërling-Kejn.
Sfidanti.al