Befason Zidan; jep doreheqjen si trajner i Realit te Madridit

Zinedin Zidan trondit boten e madridizmit. Trajneri francez pasi e drejtoi skuadren e Realit te Madridit ne fitimin e 3 titujve radhazi ne Ligen e Kampioneve dha doreheqjen nga detyra e tij nepermjet nje konference per shtyp te organizuar ne menyre te papritur pas nje takimi te zhvilluar me presidentin Florentino Perez.

‘Vendosa qe te largohem nga pankina e Realit te Madridit-tha Zidan-fola me presidentin per t’i shpjeguar motivet e ketij largimi. Eshte nje moment i veshtire dhe i rendesishem. Kjo skuader ka nevoje qe te vijoje te fitoret dhe per kete arsye duhet te behen ndryshime ne pankine. Po flas per te tjera metoda pune prandaj po jap doreheqjen. E dua Realin e Madridit e presidentin te cileve do t’u jem mirenjohes pergjithmone. Por ne kete moment eshte e drejte te une e skuadra te bejme ndryshime. Por nuk kerkoj skuader tjeter’.

Tashme Florentino Perez qe cilesoi si nje moment te trishtuar lajmin e Zidan, do te duhet te nise kerkimet per te gjetur zevendesuesin e francezit. Ai qe konsiderohet si favoriti kryesore per te marre drejtimin e Realit te Madridit eshte Maurisio Poçetino edhe pse se fundmi ai rinovoi kontraten me Totenhemin.

Sfidanti.al