Per Lor Bulò ka ardhur koha qe te vare kepucet ne gozhde. Por kete ajo do ta beje pas ndeshjes finale te Kupes se Frances kunder Olimpik te Lionit.
Do te jete kjo ndeshje akti i fundit i karrieres se 31 vjeçares qe eshte pjese e Paris Sen Zhermenit prej 13 vitesh dhe tani ajo do te kerkoje qe te ngreje trofeun. Ne 3 vitet e fundit bukuroshja ka pesuar demtime te njepasnjeshme qe e kane penguar ate qe te marre pjese ne Lojerat Olimpike te Rio De Zhaneiros 2016 dhe Evropianin e 2017.
Lor Bulò do t’i jape lamtumiren futbollit te luajtur, por jo klubit parizien. Ne fakt futbollistja me popullore ne rrjetet sociale shpreson qe te qendroje te Paris Sen Zhermeni ne role te tjera.
Sfidanti.al