Kur shënon 3 gola pak ditë para fillimit të Kupës së Botës, do të thotë se je në formë. Lionel Mesi ishte i tillë, edhe pse Argjentina e tij luajti ndaj një kundërshtari të dobët si Haiti. Përfundoi 4-0 në Buenos Aires, me numrin 10 që e rinisi me kombëtaren aty ku e la me Barcelonën. Shënoi 3 gola pasi fitoi Këpucën e Artë në La Liga, Këpucën e Artë të Europës dhe Këpucën e Artë si shënuesi më i mirë europian në çdo kompeticion.
Kjo, në nderimin që iu bë Havier Maskeranos që u barazua me Havier Zanetin në kuotën e 143 ndeshjeve për Argjentinën, një bashkërekord. “Maske” do ketë mundësi ta kalojë ish-kapitenin në javët e ardhshme, ndërsa Mesi nuk është shumë prapa me 124 takime me fanelën bardhekaltër. Golin tjetër ndaj Haitit e shënoi Kun Aguero. Argjentina do të luajë edhe një miqësore, atë ndaj Izraelit përpara Botërorit, ku ndeshet në grup me Islandën, Kroacinë e Nigerinë.
Sfidanti.al