Batuta e Guardiolës: Nuk fitojmë sepse kam flokët e bukur!

Trajneri i Mançester Sitit ka bërë shaka, ndërsa është diskutuar në konferencë për shtyp sesi skuadrat e tij kanë fituar shumë. Pep Guardiola është një nga teknikët më fitues të historisë dhe po i afrohet 30 trofeve në karrierë. Po ashtu, në 15 vite në stol, katalanasi nuk është shkarkuar kurrë, por vetëm është larguar siç bëri tek Barcelona dhe Bajerni. “Kjo nuk ndodh sepse unë i kam flokët e bukur, – tha ai duke qeshur, – fitoret tona arrihen për arsye të tjera”.

Sfidanti.al