Si ka mundësi që Beloti nuk ka shënuar asnjë gol tek Roma?!

Ndër skuadrat e sipërme të tabelës është ajo që shënon më pak. Flasim për Romën e Zhoze Murinjos, e cila duket se do të kërkojë të hyjë në Champions duke e pasur golin “me pikatore”. Vetëm 38 rrjeta në 28 ndeshje, ndërsa Napoli ka 64, Lacio 44, Milani 48, Interi 47, Atalanta 47 dhe Juventusi 46. Sipas statistikave që japin mediat italiane, mesfusha romane është shumë pak e aftë të japë kontribut për sulmuesit Dibala apo Abraham, ndërsa sulmuesi i ardhur nga Torino, Andrea Beloti, njëri nga më të mirët e Italisë, nuk ka shënuar asnjëherë.

Sfidanti.al