Krasniqi shkëlqen në Rumani, a do ta marrë Shqipëria?!

Trajneri kuqezi, Silvinjo, ka dëshirë që ta ketë në ekip dhe me gjasë edhe mund t’ia nxjerrin pasaportën, ndonëse kjo mund të shkaktojë një tjetër “luftë vëllazërore” me Kosovën. Fpasm për Ermal Krasniqin që u bë sërish protagonist në futbollin e Rumanisë. Sulmuesi 24-vjeçar shënoi golin e vetëm në suksesin 1-0 që Kluzhi arriti Argesit.  Krasniqi e nisi ndeshjen nga stoli, dhe u aktivizua në minutën e 46-, por një minutë para fundit shqiptari i Kosovës kaloi ekipin në avantazh, duke i dhënë edhe kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Rumanisë. Futbollisti 24-vjeçar ka luajtur vetëm një miqësore me Kosovën.

Sfidanti.al