Bartomeu, Mesi nuk kënaqet me Setienin e Abidalin, duhet të ikësh ti!

Takimi i parë mes kapitenit dhe trajnerit të ri përfundoi me rezultat negativ për Barcelonën. Lionel Mesi mësohet se i ka thënë në sy Ronald Kumanit se e sheh veten më shumë jashtë sesa brenda klubit të tij të zemrës, të vetmit të jetës. Nuk dihet 100 për qind se çfarë kanë folur dy burrat me njëri-tjetrin, por e qartë është se Kumani nuk e ka bindur argjentinasin për të mbledhur mendjen. Kjo ishte më shumë disfatë për dikë tjetër, atë që është ende numri 1 në “Kamp Nou”, presidentin Bartomeu. Veprimet e tij prej shahisti, shkarkimi i Setienit dhe emërimi i Kumanit, si dhe shkarkimit i drejtorit sportiv, Erik Abidal, nuk e kanë kënaqur Mesin. Kapiteni do të kënaqet vetëm me largimin e vetë Bartomeut. Presidenti për momentin ka thënë se kjo do të vendoset nga zgjedhjet në mars të vitit të ardhshëm, por duket se argjentinasi nuk dëshiron të humbasë edhe një vit tjetër. Shpejt do të mësohet se çfarë do të ndodhë, do të largohet Mesi apo Bartomeu!

Sfidanti.al