Paris Saint Germaini dhe Bayerni i Mynihut janë skuadrat që këtë të dielë do të diskutojnë trofeun e Ligës së Kampioneve në atë që mund të konsiderohet një finale historike, jo vetëm për potencialin e të dyja eekipeve, por edhe për faktin se prej më shumë se 20 vitesh nuk ndodhte që finalja e Championsit të diskutohej mes dy skuadrave kampione të ligave respektive në sezonin paraardhës.
Më konkretisht dicka e tillë nuk ndodhte që nga sezoni 1997-98 kur në finalen e Ligës së Kampioneve u përballën Reali i Madridit dhe Juventusit, dy skuadra që sezonin paraardhës kishin fituar kampionatet e tyre. Gjatë këtyre 22 viteve duke përfshirë dhe finalistet e këtij sezoni, vetëm 16 nga 44 finalistet kanë arritur në finalen e Ligës së Kampioneve me statusin e kampionit të ligës në sezonin paraardhës.
Sezonin e kaluar Premier League kishte 4 skuadra në gjysmëfinale, por këtë vit nuk kishte asnjë. Nga ana tjetër, dy finalet evropiane të këtij sezoni Sevilla-Inter dhe PSG-Bayern i dhanë fund hegjemonisë së futbollit anglez të sezonit të kaluar kur finalet e Ligës së Kampioneve dhe Europa League u diskutuan nga skuadra angleze. Një dominim anglez i vitit të kaluar që u përkthye në një përfaqësim i dobët këtë vit pasi vetëm Manchester United arriti deri në gjysmëfinale të Europa League ku u eliminua nga Sevilla
Sfidanti.al