Barcelonë mblidh mendjen! Mesi nuk ka firmosur ende!

Një zëvendësues për Nejmarin, ju lutem! Në Barcelonë po luftojnë me kohën, me nderin e tyre, dhe me të ardhmen, pasi çoroditja e madhe shpejt mund të kthehet në katastrofë. Braziliani iku, dhe presidentit Bartomeu i rrofshin 222 milionë eurot, kur 2-3 ditë para nisjes së sezonit nuk është në gjendje që me to, të sjellë yje për të qenë në “Kamp Nou”.

Rreziku më i madh, gjithsesi, është tjetër, dhe jo thjesht turpërimi nga Reali (pa Ronaldon) në Superkupë, me disfatën me shifra të përgjithshme 1-5. Një detaj sikur është harruar, por mbetet e vërteta. Lionel Mesi ende nuk ka hedhur firmën në kontratën e tij të re, ndonëse është thënë se kjo është gjë e mbaruar. Nëse Bartomeu dhe bordi drejtues i tij nuk gjen zgjidhje të shpejtë, nuk do të ishte çudi që lojtari më i mirë i botës të largohej nga Barcelona. Kjo do të ishte kataklizmoja e vërtetë. Katalanasit duhet të nxitojnë për Kutinjon dhe Dembelenë.

Sfidanti.al