Barcelona rreshton prioritetet: Transferim për Ymtitinë, De Jong, Depai …!

Qendërmbrojtësi francez së fundmi arriti një akord me klubin për të ulur rrogën me 10 për qind, dhe për t’i marrë paratë jo deri në 2023, por për 4.5 vjet. Një lehtësim financiar për Barcelonën që do t’ia paguajë 27 milionë euro Samuel Ymtitisë deri në 2026, dhe vetëm 9 milionë deri në 2023. Sidoqoftë, klubi katalanas vazhdon të mendojë që Ymtiti duhet të largohet dhe se nga kartoni i tij duhet të përfitohet nga ana financiare. Ndoshta, edhe francezi do ta donte këtë gjë. Përveç tij, sipas të përditshmes katalanase “Sport”, në listë janë edhe Luk De Jong, Memfis Depai dhe Serzhinjo Dest, ndërsa shpresa është që situata të marrë zgjidhje këtë javë.

Sfidanti.al