Të paktën, kështu pretendon ish-mbrojtësi i majtë Barcelonës Aleks Grimaldo, zëri i të cilit u shtohet kritikave të tjera se klubi i Barcelonës, gjatë viteve të fundit, nuk po u jep shanse të rinjve të akademisë së saj të njohur të futbollit, “La Masia”, konkretisht, se ky ekip po e humbet identitetin e tij dhe po blen, gjithnjë e më shumë, lojtarë të gatshëm nga klube të tjerë. Grimaldo, vetë, ka qenë pjesë e kategorive të moshave të reja dhe ka luajtur me Barcelonën B, por, duke qenë se atij nuk iu dha mundësi që të luante me ekipin kryesor, ai u largua për te Benfika e Lisbonës.
“Gjithnjë, ka qenë e vështirë që të bëhesh pjesë e ekipit të parë të Barcelonës, por, tani, klubi as që ia hedhë sytë fare akademisë së vet të fubollit. Ka nga ata futbollistë që po ikin, ndërkohë që ata shumë mirë mund të luanin me ekipin e parë të Barcelonës”, i tha Grimaldo 20-vjeçar gazetës portugeze “O Zhogo”.
Sfidanti.al