Barcelona gjobitet nga UEFA

UEFA ka gjobitur klubin e Barcelonës me 500 mijë euro. Shkak për këtë masë administrative, është bërë deklarimi i gabuar i fitimeve nga katalanasit. Me gjysmë milioni euro gjobë është ndëshkuar klubi i Barcelonës nga UEFA. Shkak për këtë dënim është bërë mosdeklarimi ose deklarimi i rremë i fitimeve, nga asgjësimi i aseteve jomateriale në vitin financiar 2022 të katalanasve. Skuadra e La Liga-s ka humbur apelimin, që bënë kundër gjobës, pasi u zbulua se nuk kishin raportuar drejtë të ardhurat e tyre, në kuadër të rregullave të Fair Play-t Financiar (FFP), gjatë vitit 2022/2023.

sfidanti.al