Asnjë komunikim me Kylian Mbappé. Përmes një njoftimi për shtyp, Real Madridi mohoi thashethemet e transferimit të cilat ditët e fundit kanë rinisur një negociatë në vazhdim mes sulmuesit francez dhe madrilenëve. “Në dritën e informacionit të shpërndarë dhe të publikuar së fundmi nga media të ndryshme, në të cilat hipotezohen negociata të supozuara mes lojtarit Kylian Mbappé dhe klubit tonë, Real Madrid C.F. dëshiron të nënvizojë se ky informacion është absolutisht i rremë dhe nuk ka pasur negociata me një lojtar që i përket PSG-së”, thuhet në shënim.
Në orët e fundit ishte programi spanjoll ‘El Chiringuito TV’ ai që deklaroi se Los Blancos tashmë janë gati për të pritur kampionin francez dhe se kanë rezervuar fanellën me numrin 10 për sezonin e ardhshëm. Kontrata e ish-lojtarit të Monacos me PSG-në skadon në qershor të vitit 2024. Nga ana e tij, klubi i Al Khelaifit nuk i ka humbur kurrë shpresat për ta rinovuar kontratën me sulmuesin.
sfidanti.al