Barcelona në gjurmët e Dani Olmos

Barcelona nuk e largon nga lista mesfushorin ofensiv, spanjoll Dani Olmo. Lojtari i Kombëtares Spanjolle po shkëlqen në elitën e futbollit gjerman me fanellën e RB Leipzig  por prej kohësh pëlqehet shumë nga trajneri Xavi Hernandez. 25-vjeçari luan në pozicionin e mesfushorit të avancuar por shpesh herë është sumë produktiv edhe si sulmues krahu e Xavi Hernandez e kërkon me çdo kusht për ta pasur në krahun e djathtë një pikë shunë të fortë dhe të besueshme. Mundo Deportivo shkruan se sulmuesi mund të transferohet në Katalonjë gjatë vitit 2024 ku do të rikthehej pas një dekade pasi ai është rritur si lojtar në Akademinë La Masia.

 

sfidanti.al