E mbani mend Tomas Brolin? Sot shet fshesa

Me Parmën dhe kombëtaren e vendit të tij ai ka bërë shumë. Aq shumë sa që iu afrua fitimit të Topit të Artë në vitin 1994, kur doli në vendin e katërt pas Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara. Tomas Brolin, ish-lojtari i Serisë A, ka ndryshuar tërësisht jetën e tij që kur e mbylli me futbollin e luajtur në moshën 28-vjeçare. “Të gjithë thonë se 28 vjeç je shumë i ri për t’u tërhequr, por varet nga ajo që keni bërë në 28 vjet si futbollist. Unë kisha bërë shumë”, tha Brolin, i cili në karrierën e tij ka veshur edhe fanellat e Leeds United dhe Crystal Palace.

Tani, që e ka kaluar moshën 50-vjeçare, Brolin nuk është më në botën e futbollit, është një sipërmarrës në Suedi. Është e vështirë ta dallosh në rrugë. Pas takimit me shpikësin Goran Edlund ai vendosi të investojë në tregun e fshesave me korent. Brolin ishte gjithashtu dhe një lojtar profesionist pokeri.

sfidanti.al