Barcelona fiton edhe me 10 vetë, eliminimi nga Championsi është harruar!

Ishte diçka që u duk e pamundur, për vetë mënyrën sesi erdhën punët. Barcelona duhej të kënaqej edhe me pikën në stadiumin e Osasunës, ndërsa në mënyrë të pabesueshme mbeti me 10 vetë që në minutën e 31-të kur Robert Levandovski mori të verdhën e dytë. Jo vetëm kaq, por sfida e La Ligës kishte nisur keq sepse David Garsia kishte shënuar që në minutën e 6-të. Gjithsesi, ekipi tepër i kritikuar katalanas, që u vu në lojë pas eliminimit të shpejtë nga Championsi dhe u dorëzua në “El Klasikon” e Madridit, po tregon diçka ndryshe, një karakter që më parë nuk e kishte pasur. Fitorja 2-1 me përmbysje, me golat e shënuar nga Pedri në 48’ dhe Rafinja në 85’. Me gjasë, karakteri dhe ambicia e trajnerit Ksavi po ndikojnë tek lojtarët e tij. “Një lider në mënyrë epike, – shkruan “Marka”, – kryesuesi është për notën 10”!

Sfidanti.al