Barça i përgjigjet Ronaldos: Mesi, më i miri lojtar i historisë!

Ishte një përgjigje e detyrueshme dhe katalanasit e dhanë. Pak ditë më parë, Kristiano Ronaldo deklamoi me bujë se e quan veten si lojtarin më të mirë në histori, dhe nuk vonoi “predha” nga “Kamp Nou”. Klubi ngarkoi zëdhënësin Zhozep Vives për të thënë disa fjalë të thjeshta.

“E respektojmë Topin e Artë të Kristiano Ronaldos, – tha ai, – respektojmë edhe Ronaldon, që e kemi quajtur gjithnjë një lojtar të madh dhe profesionist të madh. Këtu, në “Kamp Nou”, ne mund të shohim lojtarin më të mirë të historisë, çdo 15 ditë”. Ronaldo i tha fjalët për fitores së Topit të Artë, ndërsa Mesi nuk ka deklaruar kurrë se është më i miri. Deri më sot, më të mirët janë cilësuar Pele dhe Maradona, ose Maradona e Pele.

Sfidanti.al