Masimiliano Alegri thotë se nëse Juventusi do të jetë Juventus, do t’ia dalë ndaj Totenhemit, një kundërshtari të fortë. Pavel Nedved, i pranishëm në shortin e Championsit në Nion, vlerëson Totenhemin. “Një skuadër e fortë, me trajner shumë të mirë që shfrytëzon sulmin shumë të zot, – tha çeku, – nuk jemi ndeshur kurrë më parë në kupat e Europës, ndërsa në verë në miqësore humbëm. Të shohim si do shkojë pas dy muajsh”.
Nedved ka disa fjalë edhe për Paulo Dibalën. “E vetmja këshillë që mund t’i jap është që të bëjë maksimumin në stërvitje dhe të sakrifikojë në jetën private, sepse kështu mund të bëhet i madh. Gjithsesi, nuk është fundi i botës. Edhe Higuain, kur nuk ishte mirë, u ul në stol”. Klubi i Juventusit e komentoi shortin me humor në faqen e tij në Instagram: Çfarëdo që të ndodhë ne do të jemi në “Uembli”! Kjo, pasi Totenhemi i luan ndeshjet e Championsit në “Uembli”.
Sfidanti.al