Klopi e humbi betejën: Emre Xhan – një hap larg Juventusit

Pavarësisht nga përpjekjet e mëdha të Jyrgen Klopit dhe kryesisë së Liverpulit që ta bindnin Emre Xhanin që ai të nënshkruante një kontratë të re me “të kuqtë”, duket qartë se ky pjesëtar i përfaqësueses gjermane konsideron se është më lehtë të fitojë trofe me Juventusin që, sikurse shkruajnë mediumet sportive italiane, po ia zgjat, gjithnjë e më shumë, dorën këtij futbollisti.

Ky mesfushor i shkëlqyer, që nga vera e kaluar, do të jetë një futbollist i lirë, duke qenë se kontrata me Liverpulin skadon në atë kohë që do të thotë se Jventusi do të mund ta marrë këtë futbollist mjaft të mirë pa paguar asnjë para!

“RAI Sport” pretendon se Juvja dhe futbollisti në fjalë, tanimë, e kanë arritur marrëveshjen dhe Xhani do të fitojë te klubi torinez katër milionë euro në vit dhe se ai do ta mbajë veshur bluzën e Juventusit gjatë pesë viteve.

Sfidanti.al