Çelsi-Barcelona, ‘Klasikja’ e Ligës së Kampioneve

Çelsi-Barcelona është kthyer në një Klasike e futbollit evropioan. Që nga sezoni 1999/2000 këto dy skuadra kanë zhvilluar mes tyre 12 ndeshje dhe bilanci flet për një ekuilibër të plotë ; 4 fitore për Chelsean, 3 për Barcelonën e 5 barazime.

Në dekadën e parë të shekullit të rë londinezët dhe katalanasit janë përballur me njëra-tjetrën 3 herë në fazën me eliminim  direkt të Ligës së Kampioneve. Në 2004/2005 një gol vendimtar i Xhon Territ  e ktheu fatin e eliminatores në favor të Celsit. Barcelona u hakmor një sezon më pas kur përmbysi avantazhin 1-0 të Celsit në Stamford Bridge, në sfidën e kthimit me golat e Markez dhe Eto

Sfida e sfidave mes këtyre dy skuadrave ishte në gjysmëfinalen e 2009 në Londër ndërkohë që ndeshja e parë në Camp Nou  kishte përfunduar 0-0. Chelsea kaloi në avantazh me Esien por pa mundur të mbyllë llogaritë. Atëherë kur nuk pritej u shfaq Iniesta që shënoi golin që i dha finalen skuadrës së Guardiolës e cila në fund fitoi titullin e tretë kontinental.

Një histori kjo që nuk u harrua nga Celsi që në 2011/2012 i shkaktoi surprizën më të hidhur Barcelonës që në Londër humbi 1-0, ndërkohë që në Camp Nou kryesoi në pjesën e parë 2-0, ndërkohë që Xhon Terri u ndëshkua me karton të kuq. Barcelona ishte në sulm  kur Ramires  përfitoi nga një gabim i Maskeranos për të shënuar. Më pas Barcelona u përball me një mur të vërtetë, pasi Celsi vetëm mbrohej, ndërkohë që Mesi gaboi një 11 metërsh për të hidhëruar akoma ma shumë tifozët katalanas që morën edhe goditjen përfundimtare nga Torres që fiksoi kualifikimin e Celsit për në finale. Dhe historia vazhdon…

Sfidanti.al