Trashëgimtari i Andres Iniestës është gjithashtu edhe trashëgimtari i Andrea Pirlos. Përveç variantit katalanas, Sandro Tonali, ka edhe një variant “të kaltër”, dhe duket se ky i fundit po i pëlqen edhe më shumë. Të paktën, kjo është këshilla e agjentit të tij, Bepe Boco, dhe në kohët e sotme fjalët e prokuroratorëve janë shumë të rëndësishëm për futbollistët. Barcelona beson se është në avantazh në garën për shërbimet e mesfushorit 19-vjeçar të Breshës, por Boco thotë se “padyshim Sandro ka shanse të mëdha të shkojë në ndonjë klub të madh, por është më mirë për të që të mbetet në Itali, ai mund të shkojë menjëherë në një skuadër të madhe dhe do të ishte mëkat që Seria A ta humbiste”.
Nuk dihet nëse këto fjalë mund të merren në kuptimin e tyre të drejtë, pasi agjentët shprehen në radhë të parë për të shtuar fitimet e veta, dhe kjo mund të jetë një ftesë për të rritur konkurrencën, rritur vlerën e kartonit dhe gjithashtu fitimet e Bocos. Barça besohet se është gati të japë për Tonalin 60 milionë euro plus dy lojtarë, e njëjta formulë si për Lautaro Martinezin, ndërsa mesfushorin që ka 8 vjet tek Bresha e duan edhe Liverpuli, Juventusi, Interi, Milani, Paris SG, Mançester Junajtidi apo Çelsi.
Sfidanti.al