Përfundoi 0-0 në “Spotifaj Kamp Nou”, apo edhe thjesht “Kamp Nou” siç ka qenë gjithmonë. Barcelona pati në fushë disa nga blerjet e verës si dhe yje të tjerë, por nuk mundi të fitonte ndaj Rajo Vajekanos përballë mbi 81 000 spektatorëve, ndërsa u luajt ndeshja e javës së parë të La Ligës. Përtej epërsisë territoriale (70 për qind mbajtje e topit), gjuajtjeve drejt portës (15-3), atyre në kuadrat (6-1) dhe goditjeve nga këndi (8-0), katalanasit e trajnerit Ksavi Hernandez nuk mundën të shënonin asnjë gol. Nuk bënë punë Levandovski, Dembele, Rafinja, Pedri, Gavi, si dhe Obamejang, Ansu Fati apo De Jongu që hynë më pas. Jo vetëm kaq, por Rajo Vajekano pati mundësitë e veta edhe për të fituar. Një ndeshje e madhe për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, që mori vlerësimin 3 nga mediat spanjolle, duke qenë më i miri bashkë me të tillë si portieri Dimitrievski, Fran Garsia apo Alvaro të Rajos si dhe Ter Shtegen, Pedri, Erik Garsia, De Jong apo Ansu Fati të Barcelonës. “Rajo ngrin euforinë e Barcelonës” shkruajti “El Mundo Deportivo”.
Sfidanti.al