Granit Xhaka i bashkohet festës së “fenomenit” Gabriel Zhezus!

Për brazilianin ishte bekim transferimi nga Man. Siti tek Arsenali, dhe po ashtu edhe për londinezët ishte një fat i rënë nga qielli që Pep Guardiola pranoi t’i largohej sulmuesi për shkak se në ekip i erdhi Erling Halandi. Gabriel Zhezus u bë i pari lojtar i “topçinjve” në histori që shënon dy gola në debutimin në shtëpi, ndërsa ishte i pakënaqur pas fitores 4-2 ndaj Leisterit në “Emirejts” edhe pse shërbeu asistet për dy golat e tjerë të shënuar nga Granit Xhaka dhe Gabriel Martineli. Mesfushori shqiptar i Zvicrës, ish-kapiten i ekipit, u bashkua me festën e Zhezusit dhe Arsenali duket pretendent për titull, ose të paktën që mund të kualifikohet për në Champions. Xhaka pati 1 gol, 1 asist, krijoi 2 raste për gol, pati 89 për qind saktësi në pasime, goditi shtyllën, fiktoi 100 për qind të dueleve ajrore dhe mori notën 9, po aq sa Zhezus dhe Martineli.

Sfidanti.al