U bënë dy ndeshje që nuk shënon, ndërsa në njërën prej tyre realizoi dy herë. Erling Halandi padyshim që ka nevojë për kohë ambientimi tek Man. Siti, ndërsa kampionët ia dolën në “Etihad” 4-0 ndaj Bournmuthit pa golat e tij. Natyrisht, norvegjezi u përpoq shumë dhe ndihmoi shokët, ndërsa rrjetat u shënuan nga Gyndogan, De Brujni e Fodeni në pjesën e parë dhe një autogol i Lermës pas pushimit. Sulmuesi i ardhur nga Dortmundi shërbeu një asist, duke bllokuar dy mbrojtës në golin e Gyndoganit. “Halandi pati punë me 5 mbrojtës, – tha Guardiola, – ishte një detyrë e pamundur, por ai bëri maksimumin dhe luajti shumë mirë. Jam mjaft i kënaqur”. Vetë Halandi theksoi se nuk kënaqet kur nuk shënon, ndërsa shprehu gjithë lumturinë për debutimin para tifozëve të Sitit.
Sfidanti.al