Në media shkruhet për gjithçka, edhe për atë që kapiteni mund të mos luajë më për bavarezët, por edhe e kundërta. Gjithkush bashkohet në një pikë, që Bajerni nuk është aspak i lumtur pas akuzave publike që Manuel Nojeri bëri pas shkarkimit të trajnerit të portierëve, Toni Tapaloviç. Presidenti Hainer e tha hapur që “ishte e pakuptueshme dhe zhgënjyese për ne që Nojeri kaloi direkt publikisht”. Po ashtu, shkruhet se trajneri Julian Nagelsman është i pakënaqur dhe se mund të ketë një raport të vështirë me kapitenin. Pritet një takim i drejtuesve, i trajnerit dhe i Nojerit për të diskutuar çështjen. Flitet se Bajerni nuk dëshiron që portieri kryesor të largohet.
Sfidanti.al