Kush është ylli më i paguar i Man. Sitit? Pep Guardiola!

Trajneri mbetet njeriu me rrogën më të lartë në skuadrën kampione, dhe sipas informacionit që ka dalë në media, ai merr 21.5 milionë paundë stërlina në sezon. Pas Pep Guardiolës vjen Kevin De Brujne me 20.8 milionë paundë stërlina, i ndjekur nga “roboti” Erling Haland me 19.5 milionë paundë, dhe me radhë të tjerët si Xhek Grilish (15.6 milionë), Stouns (13), Fil Foden (11.7) apo Rodri (11.44). Të tjerët janë nën 10 milionë paundëve në sezon.

Sfidanti.al