Ançeloti provon të ndryshojë skemën e Realit në Kupën e Botës

Udhëtimi për fat do të jetë i shkurtër, vetëm deri në Marok, dhe kjo do t’i bëjë mirë ekipit të tij. Trajneri italian po kalon kohë të vështira në Madrid, ndonëse përvoja e ndihmon që të ruajë qetësinë në “stuhi”. Karlo Ançeloti po mendon ndryshimin e skemës tek Reali, nga 4-3-3 që është tradicional, në 4-2-3-1. Çuameni kthehet dhe Kamavinga këto kohë është paraqitur mirë në krahun e majtë. Planet janë për Kupën e Botës për Klubet ku gjysmëfinalja e parë është ndaj Al Ahlisë, ndërsa më pas vjen Championsi ndaj Liverpulit. “Ky sistem më pëlqen, – thotë Karleto, – sidomos në aspektin mbrojtës”.

Sfidanti.al