Interi bën llogaritë, paratë e Shkriniarit ia jep yjeve të tjerë!

Pritet rinovimi me De Vrajin, e nëse nuk ndodh besohet se alternativa do të jetë Kris Smolling i Romës. Ky është plani zikaltër që gjithashtu po bën llogaritë sesi do t’i shpenzojë 6 milionë eurot në vit që i premtoi Milan Shkriniarit, plus edhe shpërblimet e tjera. Sllovaku do të largohet tek PSG-ja në verë, ndërsa të ardhurat financiare do të përdoren për të mbajtur në ekip Bastonin dhe Çalhanoglunë, të cilëve iu skadon kontrata në 2024. Bastonin e kërkuan vjet Totenhemi dhe Man. Junajtidi, ai merr rreth 3 milionë e pak euro në sezon, dëshiron të arrijë në 5-5.5 milionë, ndërsa zikaltërit për momentin i japin 4.5 milionë plus shpërblime.

Sfidanti.al